E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli akuza Metës

Tiranë -Bashkia e Tiranës nuk arriti të votonte mbrëmjen e shkuar buxhetin e vitit 2009, për shkak se votat e opozitës dhe të LSI-së, ishin kundër. Mimi Kodheli, zëdhënësja e kryesisë së PS-së dhe njëkohësisht këshilltare pranë Bashkisë së Tiranës, deklaroi sot se Ilir Meta e grupimi i tij janë bërë njësh me Partinë Demokratike kundër qytetit të Tiranë dhe kundër interesave të qytetarëve, thjesht sepse ky është një vit elektoral.

“Për Ilir Metën, njësoj si për Partinë Demokratike, nuk kanë rëndësi nevojat e shumta të qytetarëve që zgjidhen me buxhetin e rrëzuar mbrëmë, nuk kanë rëndësi rrugët, shkollat, kopshtet, qendrat sociale dhe lulishtet që përfshihen në financimin e këtij buxheti të rrëzuar me votat e tyre të përbashkëta, por ka rëndësi vetëm politika e vjetër e interesave të politikanëve që nuk e duan ndryshimin në të mirë të qytetarëve”-theksoi Kodheli.

Ajo shtoi se është për të ardhur keq që Ilir Meta akuzon Partinë Socialiste për bashkëpunimin në Parlament për të futur Shqipërinë në NATO dhe BE, mbrëmë dha një provë të qartë të gatishmërisë së tij për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike e me Sali Berishën për të futur Tiranën në qorrsokak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›