Greqia drejt kaosit

Greqia po lëvizë drejt një kaosi të skajshëm, pas grevave masive, për shkak të pakënaqësive lidhur me masat qeveritar për shpëtimin e krizës ekonomike.
Rrogat në sektorin publik janë ulur në mënyrë drastik, ndërsa tatimet janë rritur. Kjo politikë ka shënuar rezultate pozitive për qeverinë, pasi që deficiti i buxhetit është ulur për gjashtë për qind.
BE ka përshëndetur konsolidimin e gjendjes financiare dhe ekonomike nga ana e qeverisë greke, me ç`rast planifikohet miratimi i një pakoje të re financiare. Por, për klasën punëtore këto masa kanë qenë negative.
Grupi më i fundit që i është bashkëngjitur grevës janë punëtorët e transportit publik, të cilët kanë paralizuar komunikacionin dhe lëvizjet në Athinë, ndërsa probleme të mëdha ka shkaktuar edhe greva e punëtorëve shëndetësor nëpër të gjitha spitalet publike të vendit.
Një zyrtar i Qeverisë greke ka theksuar për gazetën britanike “The Guardian” se tërë këtë janë të detyruar ta bëjnë për shkak të shpëtimit të vendit nga kriza.
Borxhi grek ka një vlerë prej 330 miliardë euro.