E Shtunë, 31 Tetor 2026

LAOS kundër bashkimit të Maqedonisë me Greqinë

Partia ultra e djathtë greke LAOS kritikoi propozimin e fundit të Institutit për Marrëdhënie Ndërballkanike në Athinë për bashkimin e Maqedonisë dhe Greqisë.
Kjo parti kërkoi të ndërpres financimin e këtij instituti i cili siç thuhet rrezikon interesat shtetëror. Instituti për Marrëdhënie Ndërballkanike javën e kaluar propozoi bashkimin e Maqedonisë me Greqinë dhe formimin e dy parlamenteve në stilin e Duma-s ruse, por me funksionimin e një Parlamenti qendror që do të përbëhej nga “shkupjan” dhe grekë, por me një shtet të vetëm. Ky ishte propozimi provokues nga kryetari i këtij Instituti, Talis Milanos.
Partia LAOS e ka quajtur të dëmshëm propozimin e tillë dhe kundër shtetit grek. Kirjakos Velopulos kërkoi nga Qeveria dhe Ministria e Financave që të ndërpres financimin e këtij instituti, i cili ka përfituar fonde qeveritare gjatë pesë viteve të fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›