Mourinho, i lumtur në Real

Nga Express më 05 shkurt 2011 në ora 18:31
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi në përfundim të këtij sezoni.
Strategu portugez thuhej se është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Los Blancos pas vetëm një sezoni në drejtim të ekipit. Mirëpo, ai ka insistuar se e ardhmja e tij është në Santiago Bernabeu.
“Nuk do të kthehem në Itali. Kam edhe katër vjet në kontratën time me Real Madridin dhe shpresoj ta respektoj atë. Jam i lumtur në klub dhe jemi duke shkuar në drejtim të duhur”, tha Mourinho.