Kajro: Largohen drejtuesit e partisë në pushtet

Televizioni shtetëror i Egjiptit njoftoi se komiteti i lartë ekzekutiv i partisë në pushtet ka dhënë dorëheqje. Në mesin e të larguarve është edhe Gamal Mubarak, djali i presidentit.
Njoftimi erdhi pas takimit të presidentit Hosni Mubarak më ekipin e këshilltarëve të ekonomisë.
Protestat në Kajro dhe qytete të tjera të Egjiptit kanë hyrë në ditën e 12-të te tyre, ndërsa përfaqësuesit opozitarë kanë thënë se ato nuk do të ndalen, derisa të largohet Mubaraku.