Greqia, e dyta në botë për borxhin publik. Papunësia rritet cdo muaj
ATHINE-Greqia renditet e dyta në listën e vendeve të botës, përsa i përket borxhit publik. Borxhi publik bruto është përqindja e prodhimit të brendshëm bruto të një vendi, dhe në këtë listë Japonia rezulton të jetë e para, pasi borxhi i saj është më shumë se dyfishi vjetor i produktit të brendshëm bruto, sipas vlerësimeve nga FMN dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Pas Japonisë renditet Greqia e mbërthyer nga kriza, me një borxh publik 157% të prodhimit të brendshëm bruto. Pas Greqisë, renditen Italia dhe Irlanda, vende ku niveli i lartë i borxhit ka sjellë shqetësime të mëdha muajt e fundit.
Shtetet e Bashkuara kanë një borxh publik që është afër 100 % të prodhimit të brendshëm bruto, gjë që i rendit ato në vend të shtatë, një pozicion më i mirë se shtetet e mësipërme. Duke bërë një renditje të 10 vendeve të zhvilluara me borxhin publik më të madh krahasuar me prodhimin e brendshëm bruto, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim kemi këtë liste:
1.Japonia - 213 për qind të PBB-së
2.Greqia - 157 për qind
3.Italia - 129 për qind
4.Islanda - 121 për qind
5.Irlanda - 120 për qind
6.Portugalia - 111 për qind
7.SHBA - 101 për qind
8.Belgjika - 101 për qind
9.Franca - 97 për qind
10.Anglia - 89 për qind
Ndërkohë në Greqi papunësia rritet nga muaji në muaj.
Duke iu referuar shifrave zyrtare të muajit Maj, pamja duket se është mjaft dëshpëruese.
Në 16.6% ka arritur shkalla e papunësisë në muajin maj 2011, nga 12% që ka qenë një vit më parë.
Numri i të papunëve u rrit me 220 534 persona krahasuar me një vit më parë, ndërsa krahasuar me prillin e këtij viti në maj kishim 36 260 të papunë më shumë.
Popullsia joaktive ka arritur në 4 383 374 njerëz, duke përfshirë në këto statistika edhe emigrantët e huaj.
Normat më të larta të papunësisë janë tek të rinjtë e moshës 15-24 vjeç (40,1%) dhe në moshat 25-34 vjet (22%).
(d.b/BalkanWeb)