E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia e paralizuar nga greva. Miratohet tjeter pakete kursimesh

Greva në Greqi hyn në ditën e dytë ndërsa është paralajmëruar një tjetër valë protestash masive. Vetëm një ditë pas përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit parashikohet një tjetër ditë e mbushur me trazira. Sipërmarrjet shtetërore, bankat, ministritë, spitalet, shkollat dhe mjetet e komunikacionit janë ndalur sërish sot.

Gjatë të mërkurës u raportua për trazira dhe plaçkitje në Athinë, ku protestuesit - kryesisht të rinj - u përleshën me policinë gjatë tubimeve kundër qeverisë. Sipas autoriteteve, rreth 50 policë janë plagosur gjatë tubimeve ku dolën të protestonin rreth 100 mijë vetë. Demonstruesit u qëllonin policëve me gurë dhe mjete zjarri, ndërkohë që forcat e sigurisë u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe shkopinj.

Në Greqinë e zhytur në borxhe të mëdha, Parlamenti i ka hapur rrugën miratimit në parim të kursimeve të tjera drastike. Këtë të enjte pritet votimi përfundimtar i shoqëruar sërish me protesta në mbarë vendin kundër rritjes së taksave, shkurtimit të pagave si dhe shkurtimit të vendeve të punës në shërbimet shtetërore. Azhornuar së fundi ( e enjte , 20 tetor 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›