E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lind vajza e Sarkozi dhe Karles

Për herë të katërt baba, presidenti francez Nikola Sarkozi vizitoi sot në mëngjes klinikën “Muette”, ku të mërkurën pasditen bashkëshortja Karla Bruni solli në jetë një vajzë. Kjo është e para herë që numri një i Elizeut bëhet me fëmijë ndërkohë që ushtron detyrën e presidentit.

Mediat thonë se Sarkozi nuk ishte i pranishëm kur lindi fëmija, por u njoh me pjesëtaren më të re të familjes pak pas lindjes, pasi u kthye nga Gjermania ku kishte zhvilluar disa takime që në qendër të diskutimit kishin krizën e borxheve në Eurozonë.

Vajza e çiftit, i cili u martua në vitin 2008, është fëmija i parë i kësaj lidhjeje. Ish-modelja 43-vjecare Karla Bruni ka një djalë nga martesa e mëparshme, ndërsa presidenti ka tre fëmijë nga dy martesat e tij të mëparshme. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›