Olldashi per aksidentin Hetimet nga turqit e maltezet

Përplasja e tragetit te udhëtarëve dhe anijes se mallrave mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor. Pak orë pas ngjarjes, ministri i Transporteve ka dhënë detajet mbi ngjarjen. Hetimet sipas Olldashit do të zhvillohen nga ekspertë turq dhe maltezë.
“Trageti “Ankara” që është nisur nga porti i Durrësit në orën 23:10 minuta, rreth orës 01:40, 20 milje larg portit të Durrësit, pra në ujrat ndërkombëtare, ka goditur nje anije mallrash me flamur maltez, me rregjistër të Maltës dhe me pronësi turke. Anija quhet “Reina1” me gjatë 78 metra, e nisur nga porti rus i Novorusiskit drejt portit të Tivarit. Anija e mallrave “Reina1” me një ekuipazh prej 10 personash është mbytur në 8 minuta. Menjëherë ka filluar operacioni për kërkim-shpëtimin e personave. Është bërë e mundur shpëtimi i dy personave të ekuipazhit të anijes tregëtare dhe është rikuperuar një prej ekuipazhit, për fat të keq pa jetë. Vazhdon operacioni i kërkim- shpëtimit dhe ajo që është verifikuar nga autoritetet tona të administratës detare nuk ka pasur devijim të rrugës së dy anijeve. Pra të dyja anijet kanë ecur në trajektore deri në momentin e përplasjes, gjë që bën të mendosh se ka qenë një gabim fatal njerëzor ai që ka shkaktuar këtë”- tha Olldashi.