Greqia e sjell në pranga, trafikoi mikeshën e tij
Ekstradohet nga Greqia një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për "shfrytëzim për prostitucion". Julian Mingo, nga Korça ,është ekstraduar dje nga Athina e Greqisë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, më datë 11 prill të vitit 2006, ka vendosur për të, masën e sigurisë "arrest në burg", për kryerjen e veprës penale "shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese". Julian Mingo akuzohet se në verën e vitit 1997, së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar, kanë shkuar në fshatin Liqenas, Korçë, ku banonte shtetasja K. XH., me të cilën ai kishte njohje familjare dhe përmes mashtrimit dhe përdorimit të dhunës e kanë dërguar atë në Itali, ku është shfrytëzuar prej tyre si prostitutë.