Rrëzohet nga pallati në ndërtim, vdes punëtori
Rrëzohet aksidentalisht nga një objekt në ndërtim, vdes punëtori 53-vjeçar. Ngjarja ndodhi dje te "Ura e Beshirit", në Vaqar të Tiranës, kur Avni Mezini, ka qenë duke punuar te një objekt në ndërtim në pronësi të firmës "Construcsion Metalik" sh.p.k dhe është rrëzuar nga lartësia. Kolegët e tij janë përpjekur t‘i japin ndihmën e parë 53-vjeçarit, duke e transportuar me urgjencë në spital, por ai ka gjetur vdekjes sapo mbërriti në duart e mjekëve. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat. Burime nga policia thanë se punëtori i ndërtimit ka rënë nga pakujdesia dhe materialet do t‘i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme.