E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu e Thaçi: Politika të distancohet nga gjyqësia

Dy krerët më të lartë të Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, kanë dalë dje në një deklaratë të përbashkët, ku kanë kërkuar nga klasa politike të distancohet nga akuzat e pabaza dhe t‘i dërgojnë çdo fakt para drejtësisë. Në një qëndrim të përbashkët, Sejdiu e Thaçi deklaruan se "institucionet vendase të drejtësisë dhe EULEX-i, në kuadër të përgjegjësive që kanë, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar se të gjitha veprat kriminale të periudhës së pasluftës të hetohen thellësisht dhe të pandikuara nga politika. Kërkojmë distancimin e plotë të politikës nga gjyqësia dhe transparencë të nevojshme të mbështetur në ligj. Çdo veprim jashtë institucional është i papranueshëm për institucionet e Republikës. Edhe këtë herë, ftojmë të gjithë qytetarët e vendit që të ruajnë qetësinë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e vendit, duke besuar dhe mbështetur institucionet e drejtësisë në punën e tyre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›