E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet xhamia në qendër të Tiranës

Bastiset kasaforta e xhamisë "Etem Beu" në qendër të Tiranës, ndërkohë që policia nis punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy net më parë, në qendër te Sahati, kur është konstatuar vjedhja e xhamisë "Etem Beu", me administrator Lutfi Çekën, 27 vjeç, banues në Tiranë. Burime nga policia thanë për mediat se persona ende të panjohur kanë hyrë nga dritarja, e cila ka qenë e hapur dhe kanë thyer drynin e kasafortës, ku kanë marrë 600 mijë lekë. Forcat e policisë janë vënë në lëvizje për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje. Shërbimet e Komisariatit Nr. 1, të cilët kanë nën juridiksion këtë vend, kanë shoqëruar disa të dyshuar, por deri në mbrëmje nuk ka pasur informacione zyrtare për ndonjë të arrestuar, si të dyshuar mbi këtë vjedhje. Vetëm pak muaj më parë, u vodh një tjetër xhami në Tiranë, ku u morën paratë që falnin besimtarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›