E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, nesër zgjidhet kryeministri i ri



Pasditen e së premtes parlamenti japonez do të shpallë kryeministrin e ri të vendit, pas dorëheqjes së papritur të Yukio Hatojamas. Partia Demokratike do të zgjedhë nesër liderin e saj të ri e më pas do të nominohet si kryeministër, nga votimi në parlament. Për momentin, favorit numër një, është Naoto Kan, 63 vjecar, ministër i Financave dhe Zvkreyministër. Kryeministri japonez, Jukoi Hatojama dha të enjten dorëheqjen. Dështimi në fushatën për zhvendosjen e bazës ushtarake amerikane nga ishulli i Okinauas, besohet se është shkaku i dorëheqjes së tij. Pas tetë muajsh në këtë post, kryeministri u përball me presione të shtuara nga partia e tij për t'u larguar para zgjedhjeve të korrikut.
Ndërkohë, menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Hatojama, ministri japonez i Financave, Naoto Kan, paraqiti kandidaturën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Japonisë, etapë e detyruar për t'u bërë kryeministër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›