Greqia financoi varrezat e ushtareve ilegalisht
Fondet per ndertimin ilegal te mauzoleumeve te ushtareve greke te vrare ne territorin shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore jane dhene drejtpersedrejti nga qeveria greke e cila mesohet se ka financuar Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Lajmi behet i ditur nga nje kabllograme e ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane publikuar nga organizata Wikileaks. Kabllograma me kod 06TIRANA662 e 21 qershorit 2006 raporton mbi incidentin e krijuar me zhvarrimet ilegale te zhvilluara ne fshatin Kosine te Permetit. Ne ate kohe nje prift lokal pagoi disa vendes per te kryer disa zhvarrime. Banoret vendes u ankuan pasi vune re se varrezat e vjetra te fshatit dhe eshtrat e paraardhesve te tyre po shiteshin si eshtra te ushtareve greke te vrare gjashtedhjete vjet me pare. Sipas legjislacionit shqiptar nje zhvarrim mund te kryhet me vendim prokurorie ose gjykate. U dyshua se shkaku i nxitimit per kryerjen e zhvarrimit lidhej me faktin qe nje mauzoleum qe ndertuar dhe perfunduar sakaq ne Kelcyre pavaresisht se autoritetet shqiptare nuk paten dhene ende nje leje ndertimi dhe se asnje marreveshje per te zgjidhur kete problem mes Tiranes dhe Athines nuk ekzistonte ende.
Kisha dhe Athina zyrtareZyrtaret e ambasades se SHBA-se ne Shqiperi intervistuan At Andon Merdanin drejtor te Marredhenieve me Jashte ne Kishen Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Merdani tha se pavaresisht mungeses se nje marreveshjeje formale ndertimi i nje mauzoleumi me kapacitet prej 630 varresh perfundoi se ndertuari vitin e kaluar 2005 ne territorin e nje manastiri ortodoks ne Permet. Nje mauzoleum i dyte i ngjashem eshte aktualisht viti 2006 nen ndertim ne Korce thuhet ne kabllogramin 06TIRANA662 i klasifikuar si konfidencial.
Merdani konfirmoi se ndertimi i mauzoleumeve eshte financuar nga qeveria e Greqise dhe qe zbatuar nen drejtimin e Kishes Ortodokse Shqiptare vijon me tej kabllogrami i firmosur nga ambasadorja Marcie B. Ries.
Media ka hedhur dyshimin se kisha ortodokse nuk dispononte lejet e nevojshme qofte per ndertimin e mauzoleumeve qofte per zhvarrosjen. Merdani tha se kisha ortodokse mori lejen paraprake per ndertimin e kishes por qe dukshem i heshtur ne ceshtjen e lejes se ndertimit te mauzoleumit apo per autorizimin mbi zhvarrimin vijon kabllogrami.
Kisha Ortodokse ne kete rast rezulton me shume nje zyre e qeverise se Athines ne Shqiperi sesa nje kishe autoqefale per shkak se nuk duket se ka ndonje lidhje mes funksioneve te kishes dhe varrezave ushtarake te nje shteti.
Janullatos konsultohet me KaramanlisSipas kabllogramit Merdani ka thene se kreu i kishes autoqefale kryepeshkopi Janullatos Anastasios vizitoi Kryeministrin grek Karamanlis ne Athine ne nje takim ku u diskutua edhe ceshtja e varrezave. Nje dite me vone kisha lejoi policine dhe prokurorine shqiptare te hynin ne kishen ku mbaheshin perkohesisht eshtrat me qellim qe ketyre te fundit tu kryhej autopsia. Janullatosi rezulton ne kete menyre nje zyrtar i Karamanlis me te cilin mund te konsultohet perpara se te jape miratimin e vet qe policia dhe prokuroria shqiptare te kryejne hetimet e nevojshme per nje veper penale. Qeveria greke beri nje deklarate pak dite me vone ku tha se zhvarrimet nuk qene financuar prej saj dhe se sherbimi i saj konsullor ne Shqiperi nuk qe angazhuar zyrtarisht. At Merdani u tha amerikaneve qe zhvarrimet qene financuar nga te aferm te ushtareve te vrare. Deklarata e qeverise greke nderkohe nuk foli per financimin prej saj te mauzoleumeve.
Ministria e Jashtme nen presionNje kabllograme tjeter amerikane hedh drite mbi procesin e veshtire te negocimit te kerkeses greke per varreza lufte ne territorin shqiptar nje negocim qe Athina duket se e fitoi permes shantazhit. Kabllograma 08TIRANA745 raporton per sqarimet e dhena nga diplomati shqiptar Islam Lauka drejtor i Drejtorise per Marredheniet Rajonale.
Ambasadori i Greqise i ka thene ministrit te Jashtem Basha se ne rast se qeveria e Shqiperise nuk bie dakord me kushtet e Athines per varrezat ushtarake atehere Parlamenti i Greqise nuk do ta ratifikoje kurre Marreveshjen e Stabilizimit dhe Anetaresimit thuhet ne kabllograme. Ai i tha gjithashtu Bashes se ne te njejten dite qe Shqiperia nenshkruan marreveshjen per varrezat Parlamenti i Greqise do te ratifikoje MSA-ne vijon me tej kabllograma.
Politike e brendshmeLauka ka bere te ditur se arsyeja se pse qeveria e Athines kembengul per ndertimin e varrezave pergjate nje linje nga Permeti ne Korce sipas bashkebisedimit te tij me diplomatet greke qe politika e brendshme e fqinjit tone jugor. Qeveria nacionaliste e Karamanlis e kishte per zemer kete ceshtje per te fituar kapital politik. Raportohet se Lauka u ka thene grekeve se qeveria shqiptare ka problemet e veta te brendshme si ceshtja e cameve per te pasur parasysh para se te firmose nje marreveshje kaq sensitive.
Fillimisht Athina kerkoi ndertimin e kater varrezave ne Shqiperine e Jugut. Qeveria shqiptare e refuzoi kete propozim dhe i ofroi Greqise ndertimin e nje varreze ne Tirane. Ushtaret e vrare ne Luften e Dyte Boterore nuk jane varrosur ne Shqiperi ne fushebeteje. Trupat e gjermaneve dhe britanikeve jane grumbulluar ne Tirane ndersa trupat italiane jane kthyer ne Itali.
Greqia e refuzoi propozimin per varreze ne Tirane dhe Shqiperia pranoi te lejoje ndertimin e nje varreze ne jug gje qe per qeverine shqiptare qe nje leshim i madh per shkak se varrezat e ushtrive te huaja jane te gjitha ne Tirane. Greket bene nje kunderoferte per ndertimin e dy varrezave ne jug me opsion per te ndertuar nje te trete me vone. Shqiperia e hodhi poshte kete kerkese dhe bisedimet e shtatorit 2008 perfunduan pa rezultat.