E Diel, 1 Nëntor 2026

Mes te zhvarrosurve qene edhe pleq e femije

Skandali Ende nuk dihet nese mes te zhvarrosurve kishte ushtare greke apo jo

Me gjithe zhurmen mediatike dhe konfirmimin e mjekeve ligjore se mes te zhvarrosurve ne Kosine kishte pleq dhe femije askush deri me sot nuk eshte denuar per vepren penale te dhunimit te varreve. Vezhgimi i mjekesise ligjore mbi 69 komplete kockash qe u gjeten te magazinuara ne kishe rezultoi se zhvarrimet qene kryer nxitimthi dhe pa profesionalizem. Disa nga kompletet e kockave qene te mangeta ndersa disa te tjera kishin me shume kocka nga sa duhej te kishin. Nga vezhgimi rezultoi se shumica e eshtrave i perkisnin moshes prej 18 ne 30 vjec dhe mbajne shenja qe tregojne se jane vrare ne beteje. Por mes eshtrave u gjenden tre komplete qe u konfirmua se qene femije kater qene gra ndersa dy qene te moshuar mbi 60 vjec.

Nje prift fshati ka paguar disa banore te zones per te kryer zhvarrimet me 50 deri ne 100 euro per komplet skeletesh. Prifti ka mbikeqyrur gjithashtu shumicen e zhvarrimeve por jo te gjitha. Besohet se ndoshta nje varrmihes eshte perpjekur te fitoje me shume para duke zhvarrosur edhe eshtra grash e femijesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›