Sarandë, pranga tre studentëve për drogë

Ata akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Tre studentë të qytetit të Sarandës janë arrestuar sot për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa një i katërt është shpallur në kërkim, njoftoi zyrtarisht policia lokale, në jug të vendit. “A.Q., R.I., E.P., që të tre nga 21-vjeç, u arrestuan në rrugën kombëtare Sarandë-Delvinë, teksa udhëtonin me nje automjet tip “Benz””, bën me dije policia.
Gjatë kontrollit të automjet u gjetën 250 gr lëndë narkotike kanabis sativa, i përpunuar, i ndarë në 10 porcione, gati për t’u shitur. “Studentët nuk respektuan urdhrin e policisë për të ndaluar dhe në ndjekje e sipër atë hodhën nga dritarja lëndë narkotike”, vijon deklarata. Më tej thuhet se një student u largua nga vendngjarje duke i shpëtuar prangave të policisë, por tashmë është shpallur në kërkim. /Start/
2011-10-05 09:15