Rrëzohet helikopteri në Nju Jork, 1 vdekur disa të plagosur

Një helikopter me 5 pasagjerë në bord u rrëzuar në ujërat e lumit Hudson në Nju Jork duke shkaktuar vdekjen e një 40-vjeçarje.
Nga aksidenti dy persona të tjerë kanë marrë plagë serioze për jetën, ndërkohë që pasagjerët e tjerë kanë pësuar vetëm disa plagë të lehta.
Autoritetet amerikane thonë se helikopteri i përkiste një kompanie private.
Mjeti ishte duke fluturuar ulët në momentin kur ka përfunduar në lumë. Autoritetet thonë se nuk dihet shkaku i incidentit dhe se po punojnë për zbardhjen e tij. Dyshohet për një avari teknike.