E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA të “fyera” nga vetoja e Rusisë dhe Kinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se ndihen të “fyera” nga vetoja e Rusisë dhe Kinës për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila planifikon veprime ndëshkuese për Sirinë.

Rezoluta e hartuar nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, mori nëntë vota pro, ndërsa Rusia dhe Kina ishin të vetmet që votuan kundër. Katër vende të tjera mungonin si: India, Afrika e Jugut, Brazili dhe Lebanoni.

Para vetos, diplomatët rus kishin paralajmëruar se do të kundërshtonin veprimet e Këshillit të Sigurimit të cilat kishin për shënjestër regjimin sirian të presidentit Bashar al-Asad, me sanksione të mundshme. Në këto deklarime nuk përfshihej fjala “sanksion” por “masa të caktuara” kundër Sirisë.

Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, tha se qeveria e saj ishte e “fyer” që Këshilli i Sigurimit kishte dështuar të miratojë një rezolutë për krizën në Siri, të cilën ajo e quajti një “sfidë urgjente morale dhe një kërcënim në rritje për paqen dhe sigurinë rajonale.”
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›