Doganierët e Kosovës në veri, serbët mur 3 metra afër Jarinjës
PRISHTINË- Pas vendosjes së doganierëve kosovarë në veri nga Prishtina zyrtare, sërish janë raportuar probleme gjatë natës së mbrëmshme. Mediat kosovare raportojnë për sulme me gurë nga serbët në jug të Mitrovicës, ndërsa kanë bllokuar me zhavorr urën e Ibrit.
Në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë, aty ku pëvec doganierëve serbë ka edhe doganierë kosovarë, të gjithë këta të mbikëqyrur nga KFOR e EULEX gjendja është raportuar e qetë gjatë natës. Nuk ka pasur sulme nga strukturat paralele serbe.
Por mediat kosvare raportojnë se serbët po ngrejnë një mur rreth 3 metra të lartë në rrugën Prishtinë- Rudër në Mitrovicë. Mësohet se muri i ngritur është në lartësi prej 3 metrash, dhe praktikisht bllokon çdo lloj transporti në atë rrugë për në Jarinjë.
Mësohet se pjesë e betonizimit do të bëhet edhe ura mbi lumin Ibër.
SHBA: TË SHQETËSUAR PËR SITUATËN
Ora 07:30- Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka vlerësuar se bllokimi i rrugëve nga serbët në veri të Kosovës pengojnë lirinë e lëvizjes dhe nuk janë në pajtim me aspiratat e Kosovës dhe Serbisë për hyrje në Bashkimin Evropian, raporton gazeta kosovare Express.
“Gjithsesi jemi të brengosur për shkak të situatës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbajnë paqen dhe t’iu shmangen hapave të ngutshëm, si dhe të përmbahen nga retorika ndezëse”, ka thënë Toner.
Ai në një konferencë për media ka theksuar se KFOR-i dhe EULEX-i ndodhen në veri për të siguruar lëvizjen e sigurt dhe të lirë të njerëzve dhe mallrave.
“Liria e lëvizjes është në interesin e Kosovës dhe Serbisë, dhe është në pajtim me aspiratat e tyre për hyrje në Bashkimin Evropian. Bllokada e rrugëve gjithsesi nuk i kontribuon kësaj”, ka thënë Toner.
(m.a/BalkanWeb)