Shtyhet regjistrimi i popullsisë ne Maqedoni
Shtyhet edhe ne Maqedoni nisma për regjistrimin e popullsisë. Lajmi është bere i ditur nga mediet vendase, sipas te cilave, vendimi është marre pas një takimi mes partnereve te koalicionit qeverisës, kryeministrit Nikolla Gruvski dhe kreut te BDI-se Ali Ahmeti. Pritet qe regjistrimi i parashikuar për këtë vit te shtyhet për ne 2012, ndërsa zyra e Gruevskit nuk jep asnjë arsye për këtë vendim. Ndërkohë, ne takimin mes dy aleateve është diskutuar edhe për zgjedhjet e parakohshme. Kreu i BDI-së Ahmeti theksoi edhe njëherë se për zgjedhje të parakohshme duhet konsensus i të gjitha partive politike, ndërsa ka kërkuar edhe zhbllokimin e proceseve integruese. Çështjet e zgjedhjeve të parakohshme dhe regjistrimit të popullsisë ishin temë diskutimi edhe në takimin mes Ali Ahmetit dhe ambasadorit te SHBA-së në Shkup, Fillip Riker. Megjithatë, palët nuk kane dhënë asnjë prononcim për mediet.
Shpërndaje