E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia hyn në Guinness për Sirtakin më të madh në botë

Skena nga filmi "Zorba", por në përmasa shumë më të mëdha, patën mundësinë për të jetuar ata që morën pjesë dje në mbrëmje në ngjarjen që u zhvillua në portin e Volos. 

Ritmet e "Zorbas" të kompozuara nga i mirënjohuri Mikis Theodorakis, u kërcyen mbrëmë nën Hënën e plotë, për 5 minuta, nga 5640 njerëz, në Volos të Greqisë.

Volosi u bë kështu qyteti që kërceu sirtakin më të madh në botë, i cili hyri në librin e rekordeve Guinness. 

Ritmet e "Zorbas”, heroit të Nikos Kazanxakit, që u përjetësua në kinematografi nga Anthony Quinn, u kërcyen nga 5640 njerëz, që nga mosha 14 vjeç e deri në 89 vjeç, pjesëmarrje që kaloi edhe parashikimet më optimiste, ndërkohë që organizatorët kishin qëllim të mblidhnin të paktën 2012 njerëz. 

Njerëzit kërcyen pranë plazhit të Volos, para një komiteti të Guinness që zyrtarisht shpallën rekordin dhe dhanë certifikata për pjesëmarrësit. Nga ana tjetër mijëra njerëz kishin shkuar në plazhin e Volos për të parë nga afër eventin.

"Volos dha mesazhin se grekët nuk duhet të rrëzohen", tha Kostas Kalebi, kryetar i një organizatë jo-fitimprurëse e Thesalisë, që u mor me organizimin e ngjarjes. Vizitorët patën mundësinë të shijojnë verë, shampanjë, e cipuro, pije të ofruara nga prodhuesit vendas. 

Shihni Videon.
http://www.protothema.gr/greece/article/?aid=220290 Lidhje te tjera http://www.protothema.gr/greece/article/?aid=220290

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›