E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane reagon Ministria e Mjedisit pas vendimit te Presidentit per mbetjet

Ne Shqiperi ministria e Mjedisit reagoi sot pas vendimit te Presidentit Bamir Topi per te mos dekretuar e per ti kthyer parlamentit ligjin per menaxhimin e mbetjeve. Sipas zevendesministrit Taulant Bino vendimi nuk ka asnje arsye kushtetuese por vetem politike.

Refuzimi nga presidenti eshte sigurisht nje e drejte kushtetuese e tij por refuzimi ne mungese te argumenteve kushtetuese eshte pa dyshim nje akt i pastert politik ne mbeshtetje te partise qe ka ose qe do te krijoje. Refuzimi eshte pengese e qeverise ne funksionin e saj ligjor per menaxhimin e mbetjeve sipas standarteve evropiane. Refuzimi le ne fuqi me ose pa dashje sistemin aktual te menaxhimit qe per ne te gjithe eshte i manget tha zoti Bino.

Presidenti Topi kishte kundershtuar perfshirjen ne ligj te lejimit te importimit te mbetjeve duke u shprehur per mosperputhje dhe dispozita jashte objektit te vete ligjit. Sipas presidentit qellimi i ligjit ishte ai i trajtimit te mbetejeve ne territorin e Shqiperise e pakesimi i burimeve te mbetjeve.

Per pasoje mundesia e importit nga jashte duket se bie ndesh me keto objektiva te vete ligjit kishte shpjeguar kreu i shtetit.

Por edhe sot zevendesministri Bino sqaroi se autorizimi per import parashikon vetem mbetjet jo te rrezikshme dhe per ato lloje te cilat jane shfrytezuar plotesisht ne vend. Nisur nga reagimi i sotem duket se shumica do ta kaloje serish variantin e ligjit pa marre parasysh verejtjet e kreut te shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›