E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet greke zhbllokuan pikat doganore me Shqiperine

Autoritetet greke zhbllokuan sot pikat doganore me Shqiperine duke lehtesuar levizjen e mjeteve dhe te mallrave.

Greva e nepunesve greke te doganes u nderpre gjate paradites pas nje vendimi te nje gjykate greke ne Athine qe e shpalli greven te paligjshme.

Bllokimi i paralajmeruar i sherbimeve doganore ne  kufi me Greqine  per dhjete dite kishte shkaktuar shqetesim vecanerisht tek rrethet tregetare qe realizojne shkembime me vendin fqinj.

Grevat e nje-pas-njeshme te doganiereve greke i kane shkaktuar doganave shqiptare humbje te medha financiare nga mosvjelja e te ardhurave doganore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›