Greqia i kërkon manastirit tëkthejë tokën
ATHINE-Shteti grek ka ngritur një padi, me të cilën kërkon kthimin e pronësisë mbi një liqen që iu fal tre vjet më parë një manastiri.
Seksioni ne shqip i BBC, ben te ditur sot se parlamenti grek vendosi të fillojnë hetimet për pesë ish-ministra që rezultojnë të implikuar dhe që dyshohet se kanë pasur edhe përfitime personale.
Falja e trojeve shtetërore manastirit të Vatopedit ishte cilësuar si një nga skandalet e mëdhenj e të shumtë të qeverisë së mëparshme greke.
Përmasat e skandalit zmadhoheshin nga fakti i implikimit në të, të disa prej ministrave kryesorë dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit të atëhershëm, Kostas Karamanlis.
Skandali dhe ish kabineti
Skandali doli në dritë pasi disa prej mediave greke investiguan hollësisht dhe argumentuan jo thjesht shkeljen e ligjeve dhe procedurave, por vërtetuan se pjesa më e madhe trojeve ishin shitur më pas prej manastirit për dhjetra miliona euro, ndërsa kontratat e shitjes i kishte marrë përsipër zyra e avokatisë e bashkëshortes së ministrit të marinës tregtare.
Publikimi i skandalit dhe mbajtja për një kohë të gjatë në qendër të aktualitetit, shënoi fillimin e fundit për qeverisjen konservatore, e cila në atë moment sapo kishte fituar një mandat të dytë qeverisjeje, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2007.
Pas një procedure maratonë që u intensifikua me ardhjen në pushtet të PASOK-ut, vjeshtën e kaluar, në parlamentin grek u votua të martën në mbrëmje, për fillimin e hetimeve ndaj pesë ish ministrave të qeverisë Karamanlis.
është fjala për ish ministrin pa portofol dhe zëdhënës të qeverisë, dy ish ministra të bujqësisë, ish ministrin e marinës tregtare dhe ish zëvendësministrin e ekonomisë.
Disa prej tyre nuk u lejuan të kandidonin në zgjedhjet e fundit parlamentare, pikërisht për shkak të implikimit të përfolur në skandalin me manastirin.
Sapo u shpall rezultati i votimit, Ministria e Financave bëri të ditur se ka paditur manastirin e Vatopedit, nga i cili kërkon në rrugë gjyqësore kthimin e pronësisë shtetërore mbi liqenin e Vistonidës, në Greqinë verilindore.
Ky liqen përbën strumbullarin e gjithë çështjes, përderisa manastiri pretendonte, mbi bazën e një fermani shekullor të kohës së perandorisë osmane, si i përkiste si pronë.
Në vitin 2007, shteti pranoi t’i falte manastirit, më shumë se 250 troje e objekte të patundshme, në këmbim të marrjes së liqenit nga shteti.
Tani, shteti grek kërkon që t’i njihet pronësia mbi liqenin e Vistonidës, dhe e shoqëron padinë edhe me kërkesën që manastiri t’i paguajë Ministrisë së Financave një shumë prej 10 milionë eurosh, si dëmshpërblim moral.
BBC njofton gjithashtu se shqyrtimi i padisë që u vendos të bëhet në janar të vitit të ardhshëm, pritet me shumë interes, teksa vlerësohet se deri atëherë do të jenë zbardhur më mirë edhe detaje të tjera të skandalit.
(d.b/BalkanWeb)