E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmia e Musa Fatisë zbardh atentatin ndajAldo Bares

TIRANE- është zbardhur sot për herë të parë në Gjykatën e krimeve të rënda atentati i kryer ndaj kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bare në vitin 1998.
Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Musa Fatia ish shofer i drejtorit të tatim taksave në Lushnje, si dhe komshi i Aldo Bares, ka hedhur dritë mbi këtë ngjarje.

Fatia tha se bashkë me fëmijët dhe dy nipat e tij kishte shkuar në plazhin e Divjakës dhe se bashkë me ta ishe edhe Aldo Bare. Ai tregoi se gjatë rrugës i kanë qëlluar tre herë me predha antitank por fatmirësisht makina e tyre i ka shpëtuar atentatit.

Këdo që do kisha patur përpara do ta kisha shtypur tha Fatia, pasi rrezikohej jeta e fëmijëve dhe nipërve të mi, ndërkohë që shtoi se një makinë tjetër kish mbetur e djegur nga predhat, në të cilën mbeti i plagosur vëllai i tij.
“Në komisiariat mësuam se makina i përkiste Shkëlqim Haxhiut” tha ai.

Më pas para gjykatës ka dëshmuar Virgjil Haxhiu, vëllai i Shkëlqim Haxhiut i cili deklaroi se ishte marrë bashkë me gruan e fëmijët nga shtëpia dhe ishte dërguar në komisariatin nr. 2 në Lushnje. Aty janë pritur nga Aldo Bare, i cili e ka pyetur për të vëllane.
Haxhiu tha se Bare i kish lënë të lirë, por gjatë kthimit në shtëpi panë se banesa e tyre ishte shkrumbuar e tëra.
Kreu i bandës së Lushnjës akuzohet për krijimin e organizatës kriminale, për më tepër se 20 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale. Aldo Bare akuzohet gjithashtu për drejtimin e njërit prej rrjeteve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës në drejtim të Evropës Perëndimore, për të cilat bashkëpunohet me partnerët tanë perëndimorë. Sanca e rradhës do të mbahet javën tjetër.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›