E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria cmimtë dytë përshërbimin publik

TIRANE- Shqipëria merr çmimin e dytë nga Kombet e Bashkuara për vlerësimin e ekselencës në shërbimin publik. Cmimi iu dorëzua ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc Pollo i cili në fjalën përshëndetëse tha se, “Ky çmim i Kombeve të Bashkuara është një tjetër dëshmi, tanimë ndërkombëtare e veçanërisht prestigjioze, i avancimit që kemi bërë ne në prokurimin publik. Jemi deri tani i vetmi shtet që realizojmë 100% elektronikisht tenderat, duke ofruar një model që ka ngjallur interes për marrje përvoje nga shumë vende.”

Me rastin e ditës së Shërbimit Publik Kombet e Bashkuara akorduan 23 çmime të institucioneve publike nga e gjithë bota duke njohur përmirësimin e tyre në shërbimin publik, si dhe arritjet e tyre krijuese në zhvillimin e administratave më efektive dhe të përgjegjshme publike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›