E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha:Strukturë policore për uljen e aksidenteve

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u kërkoi drejtuesve të strukturës së re të Policisë Rrugore një përmirësim të shpejtë dhe radikal të treguesve të qarkullimit rrugor. Në takimin me drejtuesit e sapoemëruar të strukturës së re të Policisë Rrugore dhe drejtuesit e policisë në qarqe, Ministri Basha u shpreh se krijimi i Task Forcave të përhershme, pajisja me mjetet më të fundit të teknologjisë si dhe përzgjedhja e punonjësve me përvojë kanë si qëllim të vetëm, përmirësimin radikal të rezultateve në qarkullimin rrugor dhe zbritjen e menjëhershme të numrit të aksidenteve.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i policisë , Hysni Burgaj theksoi se struktura e re e policisë rrugore do të jetë më funksionale dhe do përmirësojë shërbimin për sigurinë e rrugëve.

Ky takim është bërë për shkak të ndryshimit të struktures së policisë e cila i ka hequr varësinë drejtorive të policive në qarqe dhe ka kaluar tashmë policinë rrugore në varësi të policisë së shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›