E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia i kujton detyrimet Shqipërisë në rrugën drejt BE

ATHINE-Zëdhënësi i ministrise së jashtme greke Gregory Delavekouras theksoi në një deklaratë të shkurtër, detyrimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE.
Lidhur me ceshtjen që ka ndezur debat ditët e fundit në Shqipëri, rregjistrimi i popullsisë në bazë kombësie, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke tha se respektimi i plotë për të drejtat e minoritetit grek është një barometër i marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ky është i vetmi qëndrim i Athinës zyrtare, pas deklaratave që ambasadori grek në Tiranë dha gjatë takimit me ministrin e jashtëm shqiptar Haxhinasto.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›