E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, thirrje ushtrisë që heqë gjëndjen e emergjencës

“Populli i Egjiptit foli, zëri i tyre u dëgjua dhe Egjipti nuk do të jetë më i njëjtë. Nëpërmjet doreheqjes, presidenti Hosni Mubarak iu përgjigj popullit egjiptian, të etur për ndryshim. Por ky nuk është fund i tranzicionit, por është fillimi. Unë jam i sigurtë se ditët e tjera do të jenë të vështira dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Por unë besoj se populli i Egjiptit do të gjejë këto përgjigje dhe do ti bëjë paqësisht, në mënyrë konstruktive dhe më shpirtin e bashkimit që i ka karakterizuar në javët e shkuara. Populli ka bërë të qartë se asgjë më shumë se një demokraci e vërtetë do të vijë në ditët në vazhdim”.
 

Obama i bëri thirrje ushtrisë që heqë gjëndjen e emergjencës dhe të nisë një rrugë drejt zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
 

SHBA do të vëzhdojë të jetë një shtet mik dhe partner i Egjiptit tha më tej Obama .
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›