E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëheqja e MubarakAshton: I hap rrugëreformave

BRUKSEL- Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton përshëndeti sot dorëheqjen e presidentit egjiptian Hosni Mubarak i cili dëgjoi zërin e popullit egjiptian dhe në këtë mënyrë u hapi rrugën reformave më të shpejta dhe më të thella.

"Me dhënien e dorëheqjes ai dëgjoi zërin e popullit egjiptian dhe u hapi rrugën reformvae më të shpejta dhe më të thella", theksoi Ashton në një komunikatë. "Është e rëndësishme që të arrihet dialogu, që çon në një qeveri gjerësisht përfaqësuese dhe që do të respektojë aspiratat e popullit egjiptian", deklaroi ajo.

"Respetimi i të drejtave të njeriut dhe i lirive themelore është shumë i rëndësishëm. Të gjitha abuzimet duhet të bëhen objekt hetimesh", theksoi ajo.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›