E Diel, 1 Nëntor 2026

Kajro, egjiptianëtfestojnë largimine Hosni Mubarak

KAJRO- Egjiptianët kanë festuar gjatë gjithë natës largimin e presidentit Hosni Mubarak, pas 30 vjetësh në pushtet. Presidenti 82-vjeçar dha dorëheqje pas 18 ditësh protesta kundër varfërisë, korrupsionit dhe shtypjes.

Mubarak është udhëheqësi i dytë arab që përmbyset nga kryengritja popullore brenda një muaji.
Dorëheqja e Mubarak ndodhi pas 18 ditësh protesta të pandalshme.

Zëvendëspresidenti Omar Sulejman tha dje se këshilli ushtarak do të marrë drejtimin e vendit tani për tani.
Më herët Mubarak ishte larguar nga Kajro dhe shkoi në pikën turistike Sharm-el-Sheikh në Detin e Kuq.

Ndërkaq Bashkimi Evropian ka mbështetur kurajën e protestuesve pro-perëndimorë, të cilët detyruan presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, të tërhiqet nga posti. Shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton, tha dje se me dorëheqjen e tij, "Mubaraku ka dëgjuar zërin e popullit dhe ka hapur rrugën e reformave më të shpejta dhe më të thella". Eshton tha se tani është e rëndësishme "të përshpejtohet dialogu që do të çonte në formimin e një qeverie me bazë të gjerë". Ndërkaq presidenti i parlamentit Europian Jersey Buzek e konsideroi ditë historike dorëheqjen e Mubarak, ndërsa kërkoi formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›