Greqia i ofron ndihmë palestinezëve

Në grindjet për ndihma ndërkombëtare në Rripin e Gazës, Greqia i ka ofruar ndihma palestinezëve. Qeveria në Athinë është e gatshme që në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara të furnizojë me ndihma rajonet e banuara me palestinezë në bregdet, deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreou, pas një telefonate me presidentin palestinez Mahmud Abbas. Ky i fundit e ka mbështetur ofertën greke. Greqia së fundmi ka ndalur në një prej limaneve të saj një anije me aktivistë që dëshironin të dërgonin ndihma në rajonet palestineze, pas presioneve nga OKB-ja, SHBA-ja, BE-ja dhe Rusia. Greqia së fundmi është në qendër të interesit ndërkombëtar edhe për shkak të krizës së madhe financiare. Anija “Guximi i shpreses” me 36 aktiviste dhe 10 gazetare amerikane u drejtua mengjesin e se shtunes ne portin e Keratsinit. Ajo është një prej dhjetë anijeve të “Flotës së Lirisë 2” me 350 persona nga 22 vende të botës, që duan të transportojnë ndihma humanitare për palestinezet dhe të thyejne rrethimin e Rripit të Gazës i cili më shumë se 5 vjet ndodhet nën bllokadën Izraelit. Autoritetet greke kishin ndaluar qysh prej ditës së premte kalimin e flotës nga anijet greke dhe katër motobarka të Marinës Detare kanë rrethuar anijen në fjalë duke shkaktuar reagimin e partive të majta opozitare dhe organizatave humanitare.
Ndalimi i anijes është bërë, sipas Ministrisë greke të rendit, për arsyen se ka pasur informacione nga Tel Avivi se ajo transportonte lëndë kimike që palestinezët mund ti përdornin kundër ushtrisë izraelite. Në 23 qershor shefja e diplomacisë amerikane Hillari Klinton kishte deklaruar se flota e anijeve mund të shkaktonte një situatë të rrezikshme duke cënuar ujërat e Israelit duke krijuar një situatë në të cilën Tel Avivi do kishte të drejtën për të mbrojtur territorin e tij. në 31 Maj të vitit 2010 komandot izraelite sulmuan “Flotën e Lirisë 1”, duke vrarë edhe 9 aktivistë turq në anijen Mavi Marmara.