Libi, djali i Gedafit: Nuk do të fitoni kurrë

"Nuk do të fitoni kurrë, nuk keni asnjë mundësi për të fituar këtë luftë. Këtë mesazh ka dhënë për perëndimin, Saif al-Islam, një ndër djemtë e liderit të libisë Muammar Gheddafi, në një intervistë të transmetuar mbrëmjen e së dielës nga televizioni francez Tf1. Operacioni ushtarak i Perëndimit për rrëzimin e Muamar Kadafit është i destinuar të dështojë, tha djali i liderit libian. Saif shtoi se babai i tij nuk ka ndërmend të braktisë vendin por tha se Tripoli është gati të bëjë disa lëshime. Djali i tretë i liderit libian tha se duke sulmuar Libinë, Perëndimi kthehet në një objektiv të ligjshëm, duke i referuar në këtë rast deklaratave të disa ditëve më parë të Gedafit, sipas së cilave, nëse nuk ndalen sulmet e NATO-s mbi Libinë, ata do të reagonin . "Ne duhet të luftojmë për vendin tonë dhe ju do të jeni shënjestra legjitime për ne", tha ai. Më herët, erdhën edhe reagimet nga rebelët, të cilët ranë dakort të bënin lëshime në qendrimet e tyre kundrejt kolonelit, Muamar Gedafi. Kreu i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, Mustafa Abdel Jalil, tha për mediat ndërkombëtare se Gedafi mund të qendrojë në Libi nëse heq dorë nga pushteti dhe të arrihet zgjidhja paqësisht. Ndërkohë, duket se po shkojnë drejt dështimit përpjekjet e Bengazit për mbajtjen e një tryeze për paqen, pa praninë e Gedafit. Koloneli nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga autoriteti i tij dhe preferon të quajë vetën udhëheqës të Libisë dhe në deklaratat e fundit është shprehur se nuk do të largohet nga Tripoli pa luftuar.