E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, investimi i gabuar i Evropës

Kriza financiare greke është shembull global i rezultatit që arrihet nga një kujdestari e keqe. Grekët e gjorë dolën nga Perandoria Osmane në fillim të shekullit XIX si të gjithë fqinjët e tjerë, më vonë: nuk dinin ku kishin kokën, le më rrënjët. Të rrethuar në pjesën më të madhe me det, grekët ishin tregtarë të zotë e tregtia i mbajti në kontakt të vazhdueshëm me Evropën. Kur niseshin për në një vend evropian - Itali, Francë, Angli apo Gjermani - grekët thoshin: Do shkoj në Evropë, ata nuk e konsideronin veten pjesë të saj. Mes shumë gjërave që Evropa u shiti tregtarëve të Ballkanit, ishte edhe origjina e tyre, që banorët e Greqisë së shekullit XIX ishin pasardhës direkt të grekëve të lashtë. Motivet pse Evropa i ka ofruar kaq shumë ndihmë Greqisë mund të ilustrohen me deklaratën e ministrit të Jashtëm britanik, në fillim të shekullit XIX: Ata të cilët jemi edukuar ti admirojmë, janë të dënuar të zvarriten gjithë kohën në një ekzistencë mjerane të cilën i kanë katandisur rrethanat Këtu fillon fatkeqësia që pas 200 vjetësh, Greqia që Evropa deshi të modelonte sipas imagjinatës së saj të harlisur nga leximi i grekëve të lashtë ngjan më shumë si një fabrikë tullash në prag të falimentimit. Greqia, duke pasur përkrahjen e pakufishme të Evropës, nuk u ngrit si një shtet normal e nuk krijoi marrëdhënie me fqinjët mbi baza të moralit njerëzor, por forcës. Në marrëdhëniet ndërkombëtare dihet që diplomacia është e ndikuar nga forca, por në rastin e Greqisë muskujt e saj ishin prej silikoni. Forca reale e saj ishin Fuqitë e Mëdha. Sikur Kongresi i Berlinit, 1878, dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër, 1913, ti kishin krijuar shtetet ballkanike mbi bazën e përkatësisë etnike, Greqia nuk do ta kishte kufirin me Shqipërinë në Kakavijë dhe Kapshticë, po aty ku mbaronin trojet e banuara nga shqiptarët, një pjesë e mirë e të cilave iu dhanë Greqisë në mënyrë arbitrare. Shembulli më qesharak i drejtësisë evropiane në bërjen e hartës së Ballkanit është dhënia e trojeve shqiptare Malit të Zi. Në fillim i dhanë Plavën dhe Gucinë, por shqiptarët i mbrojtën me luftë. Atëherë Malit të Zi i dhanë Hotin e Grudën që edhe këto, falë luftës së shqiptarëve dhe terrenit malor, nuk i morën dot. Meqë Evropës i duhej ti bënte nder, Malit të Zi iu dha Ulqini, të cilin Rusia e refuzoi se nuk e mbronte dot, por forcat shqiptare u vendosën mes tri zjarresh - malazezët përballë, flota ndërkombëtare karshi në det dhe ushtria turke nga mbrapa, nga Shkodra - u dorëzuan. Logjika e zmadhimit të Malit të Zi u përdor nga Evropa për të zmadhuar edhe shtetet e tjera ballkanike - Greqinë e Serbinë, në dëm të shqiptarëve. E cili ishte morali nga kjo politikë evropiane për grekët: të bëjmë çtë duam se kemi Evropën me vete. Grekët nuk e ndalën këtu veprimtarinë kriminale. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ata dërguan në kampet naziste të shfarosjes rreth 50 mijë çifutë të Selanikut, vranë ose përzunë rreth 40 mijë shqiptarë nga Greqia e sotme e Veriut dhe deri tani nuk është ngritur asnjë akuzë për gjenocid kundër Athinës. Anglia e çoi në Hagë Shqipërinë për minat në kanalin e Korfuzit ku u vranë disa marinarë, ndërsa nuk e ka ngritur zërin kurrë për rreth 100 mijë njerëzit e vrarë ose të përzënë nga vatrat e tyre për arsye etnike, sepse, siç e përmenda më lart, në marrëdhëniet ndërkombëtare interesi është mbi moralin. Përkrahja e Greqisë nga Evropa është trajtuar si çështje interesi, jo morali. Universiteti i Selanikut është ngritur mbi një varrezë çifute, varrezat e shqiptarëve dhe të etnive të tjera jo greke janë zhdukur gjithashtu, ndërsa Greqia kërkon që të ndërtojë dhe i ka ndërtuar varret për ushtarët e saj në një vend tjetër, ku ata kishin ardhur si pushtues. Justifikimi i Shqipërisë që miratoi varret për arsye humane, tingëllon qesharak nëse do të sjellim një shembull për krahasim. Një fqinj të ka rrëmbyer gjysmën e pronës, kërkon të varrosë anëtarët e familjes së saj në pjesën e bahçes që të ka mbetur një anëtar të familjes së saj, pse aty ai u vra aty nga dikush që skishte lidhje as me ty as me bahçen. Varret, megjithatë, janë ndërtime serioze. Brezi i dytë i banorëve të Makondos, një fshat në romanin Njëqind vjet vetmi, e kuptuan një ditë se ata nuk mund të largoheshin nga fshati, sepse aty kishin varret e të parëve të tyre, brezi i parë që kishte vdekur. Shqipëria nuk duhet tu nënshtrohet tekave greke, cilido qoftë justifikimi apo presioni, aq më tepër tani që Greqia është diskredituar botërisht. Nuk them të shfrytëzojmë me ligësi një periudhë të dobët në jetën e Greqisë, por të gremë zërin për të theksuar me kurajë parimet morale që kemi ndjekur në raport me fqinjët, parime për të cilat Evropa ka nevojë ti përqafojë. Greqia ka shumë probleme, por problemi financiar është më i dukshmi dhe doli në sipërfaqe se pasojat e tij prekin vetë Evropën. Evropa, kur përfshihet në zgjidhjen e problemeve ballkanike, duhet të peshojë argumentet, faktet dhe parimet morale të palëve, nëse dëshiron zgjidhjen reale të tyre. Pas dy shekujsh investim evropian në Ballkan, duket se as problemet nuk janë zgjidhur dhe as Evropa nuk ka nxjerrë mësimet e nevojshme se kë duhet të ketë aleatë të qëndrueshëm në këtë rajon.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›