Nicole Malachovski pilotja e pare bombarduese
Nicole Malachovski është pilotja e parë “bombarduese” amerikane, e cila 13 vite më parë, pikërisht më 24 mars filloi ta gjunjëzojë Serbinë. Ajo ka marrë medalje të ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve. Gjithashtu pilotja është shquar për përsosmëri të jashtëzakonshme në goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe nëpër qendra të banuara, ose afër qyteteve ku ndodheshin bazat.
Me gradën “Majore”, pilotja amerikane, Nicole Malachovski, është dekoruar me medaljet e çmimet më të larta të Ushtrisë Amerikane.
Ajo hyn kështu edhe në faqet e historisë amerikane të piloteve, duke u renditur e suksesshme dhe me vlera të spikatura mes pilotëve burra. Deri sot pilotja numëron rreth 200 orë fluturime bombarduese në Kosovë (mars-qershor 1999 – 78 ditë) si dhe 10 ditë në Irak (prill 2003). Malachovski u trajnua në bazën ushtarake “Columbus Air Force Base”, në Misisipi. Prioriteti i saj ka qenë stërvitja me “Pilotët e vdekjes” .