Moodys Shqiperia progres ne permiresimin e ekonomise
Në dy javë, Shqipëria mori vlerësime të larta nga dy organizma të rëndësishëm të botës ekonomike, Moodys dhe Banka Botërore. Sa e ndihmojnë notat e mira të institucioneve botërore, vendin tonë në mesin e një krize ekonomike në Eurozonë?
Sikurse pohohet edhe në argumentimet e vetë ekspertëve të agjencisë Mudis, Shqipëria ka bërë një progres domethënës në përmirësimin e ekonomisë dhe në forcimin e institucioneve gjatë dy dekadave.
Sipas ekspertëve shqiptarë të ekonomisë dhe financave, mosndryshimi i vlerësimit të riskut nga agjencia Moody’s si dhe mbajtja e tij në nivelin B1, përbën një sukses për Shqipërinë. Po jetojmë në fakt në një kohë krize borxhesh, pikërisht europiane.
Në këtë pikë, e rëndësishme është edhe imazhi që krijohet në sytë e investitorëve e vendas të huaj, kur shteti shqiptar dhe qeveria e tij, merr vlerësime pozitive për rsikun e borxhit. Sipas ekspertëve, kjo tregon për një situatë marko-ekonomike të qëndrueshme.
Por, ndërkohë ndryshime të mëdha mbeten për t’u bërë. Ekspertët e Moody’s vlerësojnë se Shqipëria i ka bërë ballë krizës financiare të vitit 2008-2009, por rritja ekonomike mbetet ende poshtë niveleve të parakrizës.