E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia ka ende kushte për të përmbushur

Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker tha se takimi i pritur i së mërkurës mes  ministrave evropianë të financave për të diskutuar pakon e shpëtimit për Greqinë, nuk do të mbahet, pasi sipas tij, Athina nuk i ka plotësuar ende kushtet.

Juncker, që kryeson të ashtuquajturin panelin Eurogrup, tha përmes një deklarate se grupi nuk i ka marrë siguritë e kërkuara politike nga liderët grekë se do ta zbatojnë programin e masave të ashpra të kursimit.

Ky ka qenë një ndër kushtet për Greqinë në shkëmbim të marrjes së pakos së shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›