E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama qan me lot gëzimi për problemet e krijuara, me shpresën se do përfitojë politikisht

Share

Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e kreut të PS-së, Edi Rama, në mbledhjen e sotme të grupit socialist, i cili theksoi se qeveria nuk ka marrë masa konkrete të zonat e izoluara. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj, theksoi se Rama qan me lot gëzimi për problemet e krijuara nga fatkeqësia natyrore e dëbora masive në mbarë vendin.

Si në të gjitha rastet e fatkeqësive natyrore, të përmbytjeve, njeriu që dikur bënte grevë urie për të bllokuar liberalizimin e vizave për të gjithë shqiptarët, këto ditë duket se fërkon duart e hedh lot krokodili, duke shpresuar se do të mundë të nxjerrë përfitime politike nga një fatkeqësi natyrore që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë, por edhe të gjithë Evropën, në të cilën kanë humbur jetën mbi 620 persona, ka theksuar Mustafaraj.

Ajo ka theksuar më tej se Partia Demokratike i thotë Edi Ramës se këto qëndrime dhe sulme në kohë të fatkeqësive natyrore, dëshmojnë vetëm primitivizmin e moralit njerëzor dhe pregatitjen për disfatën përfundimtare që meriton./ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›