Greqia ka tatimin më të lartë për pagat e punëtorëve
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) publikoi Raportin vjetor, ku vë në dukje se barra e tatimit mbi të ardhurat, për periudhën 2000-2011, u rrit në 26 nga 34 shtetet anëtare të BE-së dhe ra në 7 të tjera.
Në Greqi barra e përgjithshme për koston e punës për një punëtor, i cili mban familjen e tij shkon në 37,8% të të ardhurave nga 35,3% në vitin 2000, kur mesatarja në OECD ra në vitin 2011 në 25,4%.
Për një prind të pamartuar që merr një pagë prej rreth 67% të pagës mesatare në vend, barra tatimore është rritur në Greqi në 35,6% të pagës bruto në vitin 2011, nga 34,3% në vitin 2000, ndërkohë që mesatarja në Shtetet anëtare të OECD-së ra në 31,7% në vitin 2011 nga 33,3% në vitin 2000.
Për një punëtor pa fëmijë, barra e taksave u rrit në vitin 2011 në 38% të pagës, nga 35,2% në vitin 2010.
Për një prind me dy fëmijë që merr një pagë prej rreth 67% të pagës mesatare në vend, ngarkesa totale në Greqi u rrit në 35% të pagës bruto në vitin 2011 nga 34,3% në vitin 2000, ndërsa mesatarja në Shtetet anëtare të OECD-së ra në 16,2% në vitin 2011 nga 18,7% në vitin 2000.
"Në përgjithësi, rritja e nivelit të barrës tatimore ka ardhur kryesisht për shkak të taksave më të larta të të ardhurave. Ky ishte edhe faktori kryesor për të 18 vendet që kanë raportuar një rritje të përgjithshme", thuhet në raportin e OECD-së.