E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande: Nëse zgjidhem, do të lehtësoj barrën e Greqisë

PARIS - Kandidati socialist për president i Francës, Francois Hollande ka bërë një deklaratë në favor të Greqisë, duke theksuar se nëse zgjidhet, do të shtyjë Evropën të ndryshojë programin ekonomik, që zbatohet në Greqi. 

“Nëse zgjidhem president dua të lehtësoj barrën e grekëve. Greqia duhet të rifitojë një nivel të zhvillimit të saj”, tha ai. 

Në një konferencë për shtyp Hollande foli për zhvillimin ekonomik, dhe deklaroi se ka gati një letër për liderët e BE-së, me 4 idetë e tij për përmirësimin e rritjes ekonomike në Bashkimin Europian. 

Idetë lidhen me eurobonot, të cilat duhet të përdorën për të financuar në mënyrë direkte projektet industriale të infrastrukturës, me lirimin e më shumë kapitaleve nga Banka Europiane e Investimeve, me tatimin mbi transaksionet financiare që të financohen programet e zhvillimit dhe me përdorimin e fondeve “strukturore” evropiane, të papërdorura deri sot, për financimin e programeve të ndryshme ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›