E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bon Jovi në shtratme 4 modele nudo

TIRANE- Jon Bon Jovi është konsideruar shpesh si rrokeri i vetëm “familjar” dhe i përmbajtur. Por libri i fundit i ish menaxherit të tij Rich Bozzett duket se e ka hedhur poshtë imazhin perfekt të këngëtarit.

Në faqet e këtij libri është publikuar për herë të parë një fotografi ku Bon Jovi shfaqet i shtrirë në një krevat me 4 modele pothuajse të zhveshura.
Fotografia është bërë në vitin 1985 kur këngëtari vetëm 22 vjecar, ishte gati për promovimin e albumit të dytë "7800° Fahrenheit".

Mësohet se kjo fotografi nuk është pëlqyer aspak nga Bon Jovi, i cili i ka kërkuar menaxherit të tij ta shkatërronte për shkak se në atë kohë kishte filluar të dilte me vajzën që do të bëhej më pas gruaja e tij.

Por menaxheri Rich Bozzett që kishte ruajtur fotografinë për 20 vjet ka vendosur ta publikojë atë në librin e tij “Seks drogë dhe Bon Jovi”.

“Jam i lumtur që kam punuar me Bon Jovin sepse ai është vërtet një njeri i pastër në të gjitha aspektet. Libri nuk është shkruar me qëllime të këqija, unë thjesht mendova se kishte ardhur koha që njerëzit të mësonin një histori tërheqëse të jetës së këngëtarit” është shprehur Bozzett.
(e.n/corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›