Grabitja sulmoi banken ne pranga brenda pak minutave

Deshmite e personave qe pane nga afer ngjarjen
Ngjarja e djeshme e grabitjes se nje filiali banke ne afersi te qendres se kryeqytetit i ngjan me shume nje filmi aksion ne te cilen grabitesi hyn ne banke me qellim vjedhjen e saj dhe ne ambientet e saj gjendet nje hero i cili arrin te ndaloje vjedhesin ndersa ne vendngjarje kane mberritur nderkohe forcat e policise. Pak pasi kishte kaluar mesdita e djeshme ne bulevardin Zogu I nje 20-vjecar ka hyre ne ambientet e nje filiali te bankes Credins i armatosur me nje automatik dhe gjate tentatives per te vjedhur parate eshte ndaluar nga punonjesi i sigurise fizike i bankes. Burime zyrtare nga policia e Tiranes bejne te ditur se i dyshuari i identifikuar nga policia si Ajet Marku nga Paskuqani gjate konfrontimit me punonjesin e sherbimit ka qelluar ne drejtim te ketij te fundit me automatik duke e plagosur lehte. Gjate kesaj kohe Marku i ndodhur ne keto rrethana ka mundur te largohet nga ambientet e bankes.
Deshmitare okulare ne vendngjarje thane per standard se kane degjuar tri te shtena automatiku qe vinin nga zyra e bankes dhe me pas kane pare 20-vjecarin qe mbante veshur nje pale doreza te zeza te dilte me nxitim nga dera e bankes dhe nisi te vraponte ne trotuarin e bulevardit Zogu I me te shpejte. Sipas deshmitareve menjehere pasi ka dale i dyshuari nga ambientet e bankes kane dale tre persona te tjere njeri qe mbante veshur uniformen e policise dhe dy persona te veshur civile te cilet kane hipur ne nje makine tip Mercedes-Benz dhe jane vene ne ndjekje te dyshuarit. Arratia e 20-vjecarit ka zgjatur vetem pak metra pasi ne afersi te maternitetit Mbreteresha Geraldine eshte vene ne pranga nga forcat e policise.
Ka qene nderhyrja e shpejte e forcave te rendit te cilat jane vene ne ndjekje te autorit e qe kane mundur te vene ne pranga Ajet Markun. Gjate arrestimit i jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale nje arme automatike dhe 4 karikatore me fisheke. Nderkohe ende nuk dihet shuma e parave te grabitura ne banke e cila nuk behet e ditur nga policia. Dyshohet se i dyshuari ka edhe nje bashkepunetor tjeter i cili keqyrte hyrjet dhe daljet nga filiali i bankes. Pas arrestimit i dyshuari eshte marre ne pyetje nga strukturat e hetimit te krimit te policise se Tiranes. Edhe punonjesit e bankes dhe personat e tjere qe kane qene te pranishem gjate momenteve te grabitjes jane shoqeruar per ne komisariatin e policise per tu marre ne pyetje. Ndersa ne vendin e ngjarjes vetem pak caste pasi ka ndodhur ngjarja ka shkuar grupi i punes i cili ka nisur hetimet dhe ka mbledhur provat ne filialin e bankes.