E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli Pronaret mbi 90 te tokes

Zedhenesja e ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli i vene ne qender te akuzave te opozites per shitje te dyshimta te prones publike ka dale serish para mediave per te mbrojtur privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia Sot.

Privatizimi i ekspozites eshte bere ne favor te pronareve dhe asnje qytetari tjeter. Dokumentet zyrtare vertetojne se kjo prone eshte regjistruar ne emer te pronareve te ligjshem qe zoteronin 90 te truallit ka deklaruar zedhenesja Iva Tico.

Ndersa socialistet kane bere publik vendimin e Keshillit te Ministrave te vitit 2008 zoti Ruli thote se cmimi i shitjes se mbi 2900 metrave truall shteteror tek ky objekt eshte percaktuar duke u bazuar tek nje ligj i vitit 2004.

Cmimi i saj sado qe te vihet ne dyshim rrjedh nga ligji i vitit 2004 per kthimin dhe kompensimin e pronave ka shtuar Tico.

Ne nje vendim qe mban daten 26 nentor te vitit 2008 qeveria ka ndryshuar cmimet e trojeve ne te gjitha zonat perreth ekspozites Shqiperia Sot duke i rritur ato deri ne tre here ne 120 mije leke.

Nderkohe qe ne kete zone cmimet nuk u ndryshuan por mbeten 42 mije leke metri katror. Kjo mbetet dhe nje nga pikat me te erreta te ketij privatizimi per te cilin opozita prej ditesh po kerkon pergjigjen e ministrit Ruli dhe kryeministrit Berisha dhe per te cilen eshte duke hetuar edhe prokuroria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›