E Diel, 1 Nëntor 2026

Gerdeci Belliu Taylor tha se puna ne fabrike kishte rrezikshmeri te larte

Kreu i Shoqates se Punetoreve te Gerdecit rrefeu njohjen me amerikanin punen ne fabrike faktin e filmimit te shperthimit ne Gerdec

Puna ne Gerdec ishte me rrezikshmeri te larte. Ky ka qene deklarimi i bere nga kreu i Shoqates se Punonjesve te Fabrikes se Gerdecit Andi Belliu te cilit kete fakt te rendesishem ia ka pohuar administratori lokal ne fabrike i kompanise amerikane SAC Rod Taylor. Madje ne deshmine e tij Belliu rrefeu nje sere faktesh ne interes te akuzes ndersa per here te pare publikoi faktin se ka qene ai qe shperndau filmimin e shperthimit ne Gerdec neper media pasi e kishte siguruar ate nga amerikani Rod Taylor. I thirrur disa here nga gjykata per te deshmuar madje duke iu drejtuar edhe policise se kryeqytetit per ta shoqeruar deshmitari Belliu ish-punonjes per kater muaj ne fabriken e demontimit ka deshmuar per me teper se nje ore gjithcka dinte rreth aktivitetit qe kryhej ne fabrike rreth bisedave me amerikanin Taylor gjate punes ne fabrike dhe pasi u largua prej saj. Gjate deshmise se tij nuk kane munguar kundershtite e pales mbrojtese konkretisht avokatit Maks Haxhia i cili e konsideroi nje deshmi te manipuluar ate te dhene dje nga Belliu ndersa u pranuan kundershtite e pjesshme per disa data te dhena ne deshmi nga gjykata. Deshmia e shumepritur e Belliut ishte nje nder te fundit te kerkuara nga akuza per deshmitaret shqiptare ndersa pritet ardhja e leterporosise per deshmite e shtetasve amerikane.

Deshmia

Andi Belliu nje nder deshmitaret kyc ne procesit Gerdeci eshte paraqitur ne seancen e djeshme gjyqesore. Para togave te zeza Andi Belliu ka rrefyer se nga ana e Rod Taylorit i eshte bere e ditur se kushtet e punes ne fabriken e Gerdecit nuk kane qene aspak te sigurta. Deshmitari ka treguar se gjate bisedes me Rod Taylor ky i fundit i ka rrefyer se ai hynte dhe dilte me vrap nga zyra e tij ne fabrike per shkak te frikes qe kishte. Referuar deshmise se dhene prej Belliut kjo bisede eshte zhvilluar disa dite pas Krishtlindjeve kur sapo ishte mbyllur faza e pare e projektit te demontimit te fishekeve. Rod Taylor specialist i demontimit te municioneve ishte rikthyer ne fabrike per te mbledhur makinerite e demontimit te cilat sherbenin vetem per fisheket me kaliber te vogel. Taylor e ka paralajmeruar deshmitarin qe te mos rikthehej dhe te mos fillonte pune ne fazen e dyte te projektit ne fabrike pasi siguria ishte ne nivel mjaft te ulet. Rod Taylor me thoshte se kur shikonte se si behej demontimi i municioneve i vinte qe te ikte me vrap nga fabrika. Rod Taylor me tha qe te mos shkoja dhe te mos punoja ne fazen e dyte te demontimit te municioneve pasi nuk kishte siguri gjate punes me sakte per menyren se si punohej ne fazen e dyte. Arsyeja pse u kthye Rod Taylor ishte per te grumbulluar makinerite e demontimit te fishekeve pasi ato nuk sherbenin per fazen e dyte sepse ishte per nje kaliber shume te vogel - ka rrefyer Andi Belliu. Deshmitari ka qene punetor ne seksionin e demontimit te fishekeve tek makinerite gjate fazes se pare te punes. Ai qendronte gjate turnit te nates per shkak te biznesit te tij privat. Deshmitari kishte nje qender interneti e cila frekuentohej shpeshhere nga Taylor. Ne momentin qe deshmitari u largua nga puna ai vijoi te takohej me Taylor. Rod Taylor eshte marre me mbarevajtjen e makinerive kam punuar ne fabrike deri ne fund te nentorit te 2007-s. Pas punes kam kontaktuar vetem me Rod Taylor pasi ai vinte tek interneti qe kisha une - ka vijuar deshmine Belliu. Ai ka rrefyer ne sallen e gjyqit se baruti qe mblidhej nga municionet shitej nga firma SAC ne Belgjike dhe transporti behej me ane te kamioneve. Kete informacion deshmitari e ka marre vesh gjate takimit me nje shtetas belg i cili ishte perfaqesues i nje firme. E di qe baruti dergohej ne Belgjike pasi kam takuar nje shtetas belg ne prani te Rod Taylorit. Ai ishte perfaqesues i nje firme qe do te blinte municionin. Per sa i perket Patrick Henryt e kam takuar vetem nje here ne prani te Taylorit. Gjithashtu dua te them se kam pare vetem nje here ne fabrike Delijorgjin. Dua te them se diten e shperthimit i kam derguar nje mesazh Taylorit per ta pyetur nese ishte gjalle. Ai me ka thene qe te shkoja dhe ta takoja. Shkova tek Rodi dhe se bashku shkuam ne spital pasi doja te vizitoja Ilir Krajen. Gjate rruges Rod Taylor me ka treguar videon e shperthimit te Gerdecit dhe kjo ka qene hera e fundit qe e kam pare. Me tej ai me ka derguar nje e-mail ku me kishte nisur videon dhe une ia shita nje televizioni. Nga shperthimi ne Gerdec nuk pesova deme fizike por vetem materiale. U demtua banesa ime - ka perfunduar deshmine e tij Belliu.

Debati

Deshmia e Andi Belliut ka shkaktuar debate te forta ne sallen e gjyqit. Keto debate nga mbrojtja nisi ne momentin kur deshmitari rrefeu per biseden midis tij dhe Taylorit i cili i bente me dije per kushtet e pasigurta ne fabrike. Avokati i Delijorgjit Maks Haxhia i eshte drejtuar trupit gjykues duke u shprehur se deshmia eshte e pabesueshme dhe jo e vertete. Deshmia eshte e pavertete dhe e pabesueshme. Dua te them se pas perfundimit te fazes se pare nuk ka pasur asnje kerkese nga Rod Taylor per paketim makinerish. Rod Taylor nuk ka qene prezent ne fazen e dyte keshtu qe ai nuk ka se si te thote qe hynte dhe dilte me vrap nga fabrika. Aq me shume qe te shprehet se kushtet ishin te rrezikshme. Rod Taylor ka qene vetem ne fazen e pare - ka perfunduar Maks Haxhia. Nderkohe qe nuk kane munguar as reagimet e prokuroreve te cilet i kane kerkuar mbrojtjes prova per kete deklarate. Nese cmoni qe deshmia eshte e manipuluar duhet ta vertetoni kete gje. Deshmia u dha ne gjykate ne respektim te te gjitha rregullave - ka reaguar prokurori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›