Greqia kërkon të financojënjë burg, për tëdënuarit shqiptarë
ATHINE-Greqia propozon financimin e një burgu në Shqipëri, ku të vuajnë dënimin shqiptarët që janë të izoluar në burgjet greke. Kjo u diskutua gjatë takimit që kanë zhvilluar në Janinë, zyrtarë të qeverisë dhe policisë greke me ata shqiptarë, në prani edhe të ambasadorit grek në Tiranë.
Përvec kërkesës që qeveria shqiptare të rritë kontrollin e kufijve për të pakësuar veprimtaritë e paligjshme të shqiptarëve në Greqi, u diskutua edhe propozimi, sipas të cilit, qeveria greke të financojë ndërtimin e një burgu modern në Shqipëri, në një zonë të zgjedhur nga pala shqiptare.
Propozimi parashikon transferimin e personave të kombësisë shqiptare që vuajnë dënimin në Greqi, (disa prej të cilëve për krime të rënda) në këtë burg të ri në Shqipëri, në ruajtje të të cilit do të jetë pala shqiptare. Kjo masë, do të clironte disi burgjet greke nga mbipopullimi, dhe do të ulte koston e jetesës së të dënuarve, që në Greqi llogaritet më e lartë.
Takimi në fjalë dëshmon se vetë autoritetet greke janë të ndërgjegjshme për gjendjen skandaloze të burgjeve të Greqi, vend i cili është vazhdimisht në qendër të kritikave të institucioneve të të drejtave të njeriut, për kushtet e këqia dhe keqtrajtimin e të burgosurve në burgje dhe mjediset e paraburgimit.
Të shtunën Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi të drejtat e njeriut, ku vlerëson se “kushtet në burgjet greke janë të papranueshme dhe degraduese”.
(d.b/News24/BalkanWeb)