E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharjet ndajarbitrit, Ibra pezullohet3 ndeshje

ITALI- Gjykatësi sportiv i Federatës Italiane të Futbollit ka pezulluar për 3 ndeshje Zllatan Ibrahimoviç, pas sharjeve të këtij të fundit në adresë të arbitrit anësor në ndeshjen Fiorentina-Milan (1-2). Suedezi nuk do të luajë në sfidat ndaj Sampdorias, Breshias dhe Bolonjës, ndërsa do të rikthehet për transfertën në “Olimpiko” kundër Romës. Ai sapo ishte kthyer nga një pezullim prej dy ndeshjesh, për shkak të goditjes ndaj një futbollisti të Barit në përballjen në “San Siro”. Menjëherë pas vendimit të sotëm, Milani ka bërë të ditur se do ta apelojë atë. Por, një tjetër polemikë është krijuar në shtypin italian për këtë çështje. “E nisi mirë, por tani nuk shënon prej kohësh. Sapo u rikthye dhe mori karton të kuq, ndoshta i kam hedhur paratë kot”, ka thënë presidenti Silvio Berluskoni, sipas agjencisë së lajmeve Dira. Por, menjëherë më pas, Milani e përgënjeshtroi këtë deklaratë. “Silvio Berluskoni nuk i ka thënë kurrë këto fjalë. Këto janë lajme pa asnjë burim”, bëri të ditur Milani në një komunikatë zyrtare.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›