E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi i Ujkanit:Kombëtarja, njëndjenjë speciale

TIRANE- Samir Ujkani ka folur sot në një konferencë për shtyp në qendrën sportive të Novarës, duke treguar emocionet për sfidën me Bjellorusinë dhe atmosferën në “Qemal Stafa”. “Ishte një ndeshje shumë e bukur, portieri bjellorus ishte më i miri në fushë, - ka thënë Ujkani. – Në stadium ishin 20 mijë vetë, por ishin aq të zjarrtë, sa dukeshin trefish. Kombëtarja është një ndjenjë speciale, diçka shumë e bukur dhe kur luan me të ndjehesh i fortë mendërisht, më i pjekur”, shtoi portieri i përfaqësueses kuqezi. Por, portieri i Novarës në Serinë B qëndron me këmbë në tokë kur flet për objektivat e Shqipërisë në Euro 2012. “Objektivi ynë është të zëmë vendin e dytë ose të tretë. Franca është e sigurt në vend të parë, më pas janë Rumania e Bosnja, dy skuadra shumë të forta, por që për momentin janë pas nesh”, shtoi ai. I pyetur nëse është një titullar fiks në kombëtare, Ujkani shprehet: “Nuk e di, unë duhet të vazhdoj të punoj siç po bëj tani, më pas i takon trajnerit të vendosë”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›