Greqia kritikohet per trajtimin e imigranteve sidomos ne qelite e paraburgimit

Autoritetet greke jane vene serish ne kritika per trajtimin qe u bejne emigranteve te huaj vecanerisht ne qelite e paraburgimit. Mjetet greke te informimit njoftuan per nje raport me tone mjaft kritike te Agjencise se te Drejtave Themelore te Bashkimit Evropian me seli ne Vjene.
Shume njerez perfshire grate shtatezena dhe familjet me femije te mitur jane mbajtur ne kushte cnjerezore ne qendrat e paraburgimit citojne raportin mjetet gazetareske greke.
Sipas ketyre burimeve raporti permend si shembull situaten ne qendren e paraburgimit ne rajonin e Evros. Ne zone rreth 110 meter katrore strehoheshin 144 persona pa ngrohje dhe me vetem nje tualet nderkohe qe sipas standartit te diktuar nga Komiteti i Keshillit te Evropes mbi Parandalimin e Tortures ne nje siperfaqe te njejte duhet te jete vendosur vetem 27 persona.
Raporti veren se pavaresisht nga asistenca qe BE ka caktuar per Greqine autoritetet greke nuk kane marre masat e nevojshme per te permiresuar kushtet e paraburgimit te emigranteve. Raporti thekson se te gjithe emigrantet te cilet bllokohen madje edhe foshnjat jane te ndaluar automatikisht me perjashtim te atyre qe kerkojne transferim te menjehershem ne spital.
Greqia vijon te perballet me nje emigracion te larte te paligjshem kryesisht nga vendet aziatike nderkohe qe kjo dukuri duket se po shkon drejt frenimit plotesisht nga kufiri shqiptar. Liberalizimi i vizave per Shqiperine prej dhjetorit te vitit te shkuar u ka dhene mundesi qytetareve shqiptare te levizin lirisht ne kufijte e te dy vendeve.
Nderkaq ne nje njoftim tjeter burimet zyrtare greke njoftuan se Komisioni Evropian deklaroi subvencionimin e tre projekteve te modernizmit te infrastuktures rrugore ne Greqi ne kuader te Rrjetit Trans-Evropian Transportit. Projektet perfshijne ndertimin dhe modernizimin e infrastruktures te rruges qe lidh Janinen me Piken shqiptare te Kakavijes dhe bregdetin Jonina te Greqise me zonat fqinje te Shqiperise ne rrethin e Sarandes.
Mbeshtetja e ketyre projekteve komentohet ne te dy vendet si nje perspektive e re e shkembimeve tregetare dhe turistike qe ndihmon ne zhvillimet nderkufitare. Aktualisht po shkojne drejt perfundimit punimet ne ane shqiptare ne keto segmente.