E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadoret njezeri Zgjedhjet e majit te jene me te mirat

Ne diten e fundit te afatit per regjistrimin e partive për garen elektorale të 8 majit, tre ambasadore u kane bere thirrje partive politike te bashkepunojne per te arritur standarte demokratike. Ambasadori amerikan deklaroi se zgjedhjet lokale duhet të jenë më të mira se te gjitha zgjedhjet e meparshme.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për Shqipërinë, për të ardhmen e Shqipërisë dhe populli shqiptar e meriton që të ketë një zgjedhje për të bërë. Është detyrimi dhe përgjegjësia e partive që të mund t’i japin popullit shqiptar një mundësi zgjedhjeje” tha Aleksandër Arvizu.

Në të njëjtin mendim ishte edhe kreu i misionit të OSBE-së ne Shqiperi Eugen Ëollfarth dhe ambasadorja e gjermane Karola Holtkemper.

"Sot është afati i fundit i regjistrimit të partive politike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Thirrja ime për to është të marrin pjesë në zgjedhje”.

Trojka e ambasadoreve ishte ne Mjekes te Elbasanit ku moren pjese ne inaugurimin e linjes se re te demontimit te armeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›